Seminar në Vlorë/Bujar Leskaj: “Isuf Luzaj, ende një figurë e panjohur”
Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” organizoi një takim për të vlerësuar intelektualin e përmasave botërore, filozofin, profesorin e gjuhës frënge dhe spanjolle Prof.Dr. Isuf Luzaj me titullin: Nderi i klubit “Petro Marko”. Organizuar në sallën e konferencave të Universitetit “Pavarësia”, me moderator Fitim Haxhiraj, u referuan këto tema: “Jeta dhe arsimimi i Isuf Luzaj”, nga Myrteza Mara, kryetar i klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”; “Filozofia e Prof.Dr Isuf Luzaj në shërbim të kombit”, nga shkrimtarja Vilhelma Vranari Haxhiraj; “Veprat e Isuf Luzajt dhe vlerat e tyre në kolonën e letërsisë shqipe”, nga Xhevat Beqaraj, autori që ka përgatitur për botim shumë vepra të tij; “Rruga e mundimshme e Isuf Luzajt për të arritur majat si një prej elitave botërore”, referuar nga ish-Ministri i Kulturës Bujar Leskaj.
Ministrja në detyrë e TKRS-së Zana Turku në fjalën e saj tha se ky simpozium është interesant, mbasi sjell fakte dhe të dhëna të reja, për të nderuar një figurë që ka pasur aktivitet të madh.
Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj në referatin e tij për figurën poliedrike të Isuf Luzajt tha se vepra e prof Luzaj përmblidhet në 120 volume. Kjo vepër është e njohur pak në rrethet intelektuale dhe kjo na bën ne që të skuqemi. Përhapja e kësaj vepre tek ne është detyrë e jona. Lesakj tha më tej duke marre në shqyrtim veprën e prof Dr.Luzajt, se “Vepra e Isuf Luzaj renditet në Panteonin e kulturës tonë. Në veprën filozofike “Sëmundjet e shekullit tonë”, profesori nxjerr idenë themelore se ‘pa një shpirt fisnik, pa një edukatë të fuqishme, shoqëria do të mbetet gjithmonë në stanjacion. Në këtë vepër një rëndësi vendimtare i jepet rolit të edukatës e të arsimit, duke pasur besimin se shqiptari fare mirë mund të shërohet nga disa të meta, të lindura e të mbetura nga pushtimet e ndryshme barbare. Për jetën, veprën e vet dhe problemet që e kanë shoqëruara gjatë gjithë jetës, ai pohon: ‘Si edukator gjatë pesëdhjetë e dy viteve në të dy kontinentet, unë kam patur nxënës e nxënëse nga të gjitha ngjyrat e lëkurës, gjuhët e besimet, por me të gjithë më është dashur të përballoj një problem të tmerrshëm, Edukimin. Ecja e Prof .Dr Luzaj në lëmenjtë e diturisë dhe përgjithësisht zhvillimi i personalitetit dhe liria e ekspansionit drejt të cilit njeriu aspiron të zhvillohet si një luftë në mes të dëshirave të mishit e të gjakut nga njëra anë dhe ngjitja lart në sfera të mendimit e të besës nga ana tjetër. Duke e njohur mirë shtetin dhe faktin që vlera e përballimit politik është pasuri e mirësi dhe drejtësia është njëra nga kriteret më të larta të botës shpirtërore pa të cilin vetë njeriu është amorf dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë asnjë vlerë. Me shqetësimin e përhershëm për Shqipërinë, me modestinë e profesionit filozof dhe si përfaqësues i spikatur, prof Luzaj parashikon me dhimbje se “në Atdheun tonë, puna për të rindërtuar fuqitë morale do të zhvillohet aty nga vitet 2015 e tutje, kur të jenë shuar pasionet politike të viteve 1950-1990”. Duke folur për veprën e prof Luzajt, Bujar Leskaj mori në analizë veprat e tij të botuara në periudha të ndryshme të kohës, duke vënë në dukje edhe vlerësimin e kësaj figure për rolin negativ të totalitarizmit. Prof Luzaj si humanist i madh i jep rëndësi edukimit dhe pastrimit shpirtëror