E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e Alzaimerit: një vitaminë mbron trurin

 

Një vitaminë që gjendet te mishi, peshku dhe patatet mund të jetë në gjendje të mbrojë trurin nga sëmundja e Alzaimerit, madje të ndihmojë në rikthimin e kujtesës së personave të shëndetshëm.
Të paktën ky është konkluzioni i një studimi amerikan të kryer në Universitetit e Kalifornisë, sipas së cilit vitamina B3, te minjtë, ul nivelet e një proteine që lidhet me Alazaimerin. Në revistën “Journal of Neuroscience” pohohet mes të tjerash se kaviet që kanë marrë nga kjo proteine, kanë dhënë rezultate më të mira ne testin e kujtesës, më mirë se të tjerët që nuk kanë përdorur proteinën.
Njihej prej kohësh fakti që kjo vitaminë, e ashtuquajtur “nicotinamide”, mund të ndihmojë personat që vuajnë nga komplikacione diabetike dhe janë rezistentë ndaj antiiflamatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›