E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç injoron autoritetet e Kosovës

Përveç numrit një të shtetit serb, në javën e parë të janarit Kosovën do ta vizitojë edhe presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç. Por ndryshe nga homologu i tij serb, ay i fundit vjen me ftesë të presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.Tadiç do të vizitojë Kosovën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse dhe duket se ka gjetur mënyrën për të ardhur në shtetin më të ri në botë pa kërkuar lejën e autoriteteve lokale. Herën e fundit që ishte në Kosovë, ai kërkoi lejë tek zyra e BE-së, e cila pasi e pranoi, ia kaloi atë qeverisë kosovare. Sipas burimeve nga ekzekutivi kosovar, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›