Sëmundjet e zemrës, ulet mosha e të prekurve
30/06/2011 Këshilla për t’u mbrojtur larg komlipkacionet e shkaktuara nga vapa
Jo vetëm moshat e rritura po manifestojnë komplikacione nga sëmundjet e zemrës. Ky shqetësim po shihet edhe te më të rinjtë, për të cilët mjekët kardiologë kanë kërkuar rritjen e kujdesit parandalues. Mjeku kardiolog Valer Manushi ka pohuar gjatë ditës së djeshme se është përmbysur raporti i moshës për pacientët që manifestojnë shqetësime nga sëmundjet e zemrës. Nga të dhënat rezulton se një vit më parë lista e të prekurve kryesohej nga moshat 45-60 vjeç, tashmë kufiri ka rënë deri në 35 vjeç. Ndërkohë pohohet të ketë edhe raste të tjera nën këtë kufi. Kundrejt kësaj rritjeje shqetësues të sëmundjeve kardiake fatkeqësisht është shtuar edhe niveli i vdekshmërisë së shkaktuar në popullatë. Mjeku Manushi konfirmon se shkak në uljen e moshës së të prekurve nga sëmundjet e zemrës po bëhet në masë përjetimi në rritje i stresit të përditshëm, konsumimi më i madh i alkoolit, ushqyerja në fast-food, me përbërje të cilat treten shumë vështirë nga organizmi. Manushi sqaron më tej se si gjatë kohëve të fundit është vënë re një dyfishim i rasteve me infarkte, të cilat përkeqësohen edhe më shumë gjatë muajve të verës, kjo e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Rastet e paraqitura me sëmundjen e zemrës shfaqin probleme me koronaret dhe kjo haset dendur edhe tek të rinjtë e moshave 27 vjeç.” Shenja klinike më e shpeshta që haset tek të gjithë pacientët që kanë sëmundjet ishemike të zemrës nëpërmjet ngushtimit të koronareve dhe mosfurnizimit si duhet të muskulit me oksigjen dhe gjak është dhimbja. Kjo dhimbje shfaqet në pjesën qendrore të kraharorit, më pas mund të ngjitet në qafë, të kalojë deri në mjekër, në nofullën e poshtme, mund të përhapet nëpër krahë, në bërryl, deri në dy gishtat, atë të vogël dhe të unazës, mund të kalojë edhe në shpinë apo në bark, çka bën lokalizimin e infarkteve sipas vendit ku ndodh. Por ka raste që kjo dhimbje edhe mund të mungojë. Kjo ndodh veçanërisht në moshat e vjetra, që ndjeshmëria e nervave nuk është aq e madhe, gjë e cila ndikon edhe në krijimin e gjendjeve të infarkteve pa dhimbje. Ndaj Manushi tregon se duhet bërë kujdes maksimal gjatë muajve të ardhshëm, pasi temperaturat e larta shfaqen si më problematiket në shtimin e komplikacioneve te kjo kategori. Për këtë në asnjë rast nuk duhet të neglizhohen sëmundjet e zemrës, çka kërkon kryerjen e konsultave të vazhdueshme te mjeku specialist për të mbajtur larg komplikacionet.
Kujdesi për të moshuarit
Shmangia e qëndrimit jashtë në orët e nxehta të ditës (nga ora 10:00 deri 18:00).
Shëtitjet të bëhen në ajër të pastër gjatë kohës kur fillon fresku.
Të përdoren veshje të lehta dhe me ngjyra të çelura.
Të përdoret kapelë për të mbrojtur kokën dhe qafën.
Dieta të jetë e drejtuar drejt zarzavateve të përpunuara.
Gatimet të bëhen me vajra bimore, të tjerat janë të rrezikshme.
Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripa e tepërt.
Të përdoren lëngje: ujë higjienikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta.
Të ajroset dhe ventilohet vendbanimi disa herë në ditë.
Nuk rekomandohen banja dielli në plazh në orët e nxehta.
I moshuari duhet të evitojë udhëtimet e gjata në orët e nxehta të ditës.
Të bëjë kontroll periodik te mjeku duke zbatuar rekomandimet.
Çdo rast shqetësimi, sado i vogël qoftë, të mos neglizhohet.
Të ulet përdorimi i kafesë, alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura.
Këto të fundit çojnë në procesin e dehidrimit të trupit.
Të evitohet puna në orët e nxehta të ditës.