E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet "vejusha e zeze", pickon fermeren ne are

Fier- Merimanga pickon fermerin 43-vjecare ne aren e mbjelle me fasule. Ngjarja ka ndodhur dje ne fshatin Pojan te qytetit te Fierit, ndersa mjeket raportuan rastin e trete te viktimave te "vejushes se zeze". Luljeta Gashi, banore ne kete fshat, ne mengjesin e djeshem kishte shkuar bashke me dy femijet e saj ne aren qe ata kishin pronesi. Gruaja ka qene duke mbledhur fasulet, ne momentin qe eshte pickuar ne kembe nga nje merimange e zeze. Burimet zyrtare te policise dhe mjeket e Spitalit Patologjik te Fierit, bene te ditur se ne momentin qe 43-vjecarja e tmerruar pas pickimit ka bertitur, prane saj kane shkuar femijet, te cilet kane qene disa metra larg, duke e derguar menjehere ne spitalin rajonal. Sipas mjekut toksikolog te ketij spitali, Kilo Stoja, mesohet se gjendja e pacientes ende eshte e renduar, megjithate ai mendon se kjo situate do te permiresohet se shpejti pas terapise intensive dhe medikamenteve me te cilat eshte trajtuar 43-vjecarja pas mberritjes ne spital.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›