E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan ka mbështetur me votën e tij fatet e shqiptarëve

26-05-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon Senatorin e SHBA, James Inhofe
 
Kryeministri Sali Berisha dhe zonja Liri Berisha pritën dje Senatorin e SHBA, James Inhofe i cili shoqërohej nga Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu, të cilët shoqëroheshin edhe nga bashkëshortet përkatëse.
Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Senatorit Inhofe dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për Senatin e SHBA-ve, për të gjithë mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë në 20 vitet, në përpjekjet e saj për ndërtimin e demokracisë.
Në takim, Kryeministri vlerësoi lart votimin historik të Senatit të SHBA-ve për pranimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar se ai moment me rëndësi të jashtëzakonshme është vetëm një nga momentet kur Senati ka mbështetur me votën e tij fatet e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë dhe kudo në Ballkan.
Për nder të Senatorit Inhofe dhe miqve të tjerë, kryeministri shtroi një drekë në rezidencën qeveritare.
Takimi me Jozefina Topallin: “Befasuese arritjet e Shqipërisë në 20 vite”/Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti një delegacion me përfaqësues të Partisë Republikane në SHBA, mes tyre dhe kongresmenin Robert Aderhot. Delegacioni i kongresmeneve qe po vizitojnë Shqipërinë i vlerësuan ndryshimet në Shqipëri, befasuese dhe gati të paimagjinueshme.
Kjo, tha kryetarja e Kuvendit është mrekullia e lirisë, për të cilën shqiptarët sakrifikuan shumë mund e jetë, ndërsa u shpreh me mirënjohje për mbështetjen historike të shteteve të bashkuara ndaj kombit shqiptar. “Në këtë 100 Vjetor të shtetit, shqiptarët u janë thellësisht mirënjohës SHBA, për rolin historik të Presidentit Ëillson në ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, pas Luftës së Parë Botërore, e më pas në vendosjen e demokracisë, kontributit historik për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, tha Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›