E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan vlerëson qeverinë për procesin e pajisjes me kartat e identitetit

Inkurajon edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për anëtarësimin në BE

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson maksimalisht masat e ndërmarra nga qeveria aktuale në drejtim të lehtësive për sa i përket pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e reja të identitetit, një standard ky që cilësohet si jetik për performancën që duhet që të kenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Në pikën 3 të rezolutës së posaçme miratuar disa ditë më parë, Senati “përgëzon qeverinë shqiptare për hapin e ndërmarr disa javë më parë për reduktimin e kostos të kësaj karte duke shmangur në njëfarë mënyre një taksë të votës”. Në një kohë që në lidhje me këtë çështje opozita e majtë në vend ka mbajtur një qëndrim cinik dhe vazhdimisht kritik. Gjithashtu senati amerikan kërkon nga qeveria shqiptare që të përfundojë në kohë shpërndarjen e kartave të identitetit për ata qytetarët që kanë aplikuar përgjatë procesit si dhe të shmangë në maksimum çdo mundësi për manipulim me to. Duke përgëzuar qeverinë shqiptare për hapin e ndërmarr disa javë më parë për reduktimin e kostos të kësaj karte duke shmangur në njëfarë mënyre një taksë të votës, Senati Amerikan shpreson se zgjedhjet e lira dhe te ndershme në Shqipëri do të kontribuonin për një qeverisje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në raport me vullnetin e shumicës së shqiptarëve duke mundësuar kështu edhe përmbushjen e detyrimeve që kërkohen nga NATO dhe institucionet e Bashkimit Evropian. Në rezolutën e miratuar së fundmi, senati amerikan, ka vlerësuar progresin e madh që ka bërë Shqipëria vitet e fundit. 

“Duke njohur faktin që populli shqiptar ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm vitet e fundit nga një vend që drejtohej nga një qeveri autoritare dhe me një ekonomi të izoluar drejt një qeverisjeje demokratike dhe tregut të lirë në më pak se dy dekada. Duke njohur faktin që Republika e Shqipërisë me mbështetjen dhe këshillën e këtij Senati si dhe vendeve anëtare të aleancës u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO në 2 prill 2009. Duke njohur faktin që Deklarata e Selanikut në vitin 2003 konfirmoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dyert e hapura drejt bashkimit Evropian sapo ato të përmbushin kushtet e përcaktuara dhe vetë Shqipëria ka plotësuar një pjesë të mirë të tyre”, thuhej më tej në rezolutën e Senatit amerikan. 

Duke pranuar se qeveria shqiptare ka pranuar një sërë rekomandimesh specifike mbi zhvillimin e zgjedhjeve tashmë nga ajo kërkohen, “që të përmbushë rekomandimet e OSBE në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare 28 qershorit si dhe të garantojë që ky proces të jetë plotësisht i ndershëm dhe korrekt”. 

Vlerësimet e Senatit amerikan për qeverinë shqiptare

1. Kërkohet nga qeveria shqiptare që të përmbushë rekomandimet e OSBE në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare 28 qershorit si dhe të garantojë që ky proces të jetë plotësisht i ndershëm dhe korrekt.  

2. Kërkon nga qeveria shqiptare që të përfundojë në kohë shpërndarjen e kartave të identitetit për ata qytetarë që kanë aplikuar përgjatë procesit si dhe të shmangë në maksimum çdo mundësi për manipulim me to.

3. Përgëzon qeverinë shqiptare për hapin e ndërmarr disa javë më parë për reduktimin e kostos të kësaj karte duke shmangur në njëfarë mënyre një taksë të votës. 

4. Senati Amerikan shpreson se zgjedhjet e lira dhe te ndershme në Shqipëri do të kontribuonin për një qeverisje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në raport me vullnetin e shumicës së shqiptarëve duke mundësuar kështu edhe përmbushjen e detyrimeve që kërkohen nga NATO dhe institucionet e Bashkimit Evropian. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›