E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba të majme për 41 drejtues të pushtetit vendor

Këto gjoba janë vënë nga Inspektorati i Mjedisit, gjatë kontrolleve të ushtruara, ku u konstatuan parregullsi në lidhje me pastrimin, grumbullimin dhe mirëmbajtjen e vend-depozitimeve të mbetjeve të ngurta.

Ministria e Mjedisit bën me dije se në bazë të ligjit për moszbatim të kërkesave ligjore nga ana e njësive të qeverisjes vendore, penalizohet me gjobë drejtuesi e tyre. 

Burimet thanë se kontrollet nga Inspektorati i Mjedisit do të vazhdojnë në të gjithë territorin dhe për drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore që do të vazhdojnë moszbatimin e ligjit edhe pas sanksioneve të vendosura, do të bëhet kallëzim penal për ndotje të mjedisit, si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra. /Start/

                                                                                             2012-01-23 14:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›