E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Skandali me tenderët e shtetit

Institucionet shtetërore "nuk
të falin", kur bëhet fjalë për
tenderët, aq sa 60 për qind
e tyre, vidhet. Skandali në fjalë
është konstatuar nga Kontrolli i
Lartë i Shtetit, gjatë monitorimit
të zbatimit të buxhetit për vitin
2007. Kreu i këtij institucioni,
Robert Çeku, gjatë raportimit
të djeshëm në komisionin parlamentar
për ekonominë dhe
financat, deklaroi hapur se në
tenderët e kryer vitin e kaluar
janë konstatuar shkelje të ligjit
"Për prokurimin publik", në shifra
tepër të mëdha. Problem për
KLSH-në vazhdojnë të mbeten
edhe fondet që qeveria ia kalon
në formën e granteve konkurruese
njësive vendore, të cilat, nga
kontrollet e ushtruara, mësohet
se i marrin me 7 muaj vonesë
nga dita e miratimit të buxhetit të
shtetit. Për sa i takon dëmit në total,
Çeku deklaroi para komisionit
të ekonomisë, se për vitin 2007,
gjatë 93 kontrolleve të ushtruara,
është konstatuar një dëm që
shkon në rreth 13 miliardë lekë.
Përgjegjësia më e madhe bie tek
institucionet e fiskut, të cilat i
kanë shkaktuar shtetit një dëm
në vlera 876 milionë lekë.
Shkeljet
Dy janë shqetësimet kryesore
të KLSH-së, procedurat e prokurimit
publik dhe fondet në formë
grantesh konkurruese, që marrin
njësitë e pushtetit vendor. Sipas
Çekut, nga kontrollet e ushtruara
për zbatimin e buxhetit të shtetit
është konstatuar një dëm prej
454 milionë lekë të shpenzimet
korente dhe kapitale. Nga këto,
rreth 93 për qind e dëmit krijohet
gjatë zbatimit të procedurave të
prokurimit publik, ku në 60 për
qind të rasteve ka shkelje të ligjit.
Problem mbeten grantet konkurruese,
të cilat në çdo vit kapin
vlerën e 6 miliardë lekëve. Kreu i
KLSH-së ka rekomanduar dy variante
për ndryshimin e skemës,
e cila gjithnjë e më shumë po
krijon hapësira për korrupsion.
"Këto rekomandime synojnë
përmirësimin e menaxhimit dhe
shpërndarjen e drejtë të këtyre
fondeve, për të cilat çdo vit nga
buxheti i shtetit akordohen 5
deri në 6 miliardë lekë", tha Çeku.
Rekomandimi i parë lidhet me
akordimin e fondeve për investimet
e infrastrukturës rurale dhe
urbane. Këto fonde, sipas KLSHsë,
duhet të kalojnë përmes
skemës së pakushtëzuar, duke iu
referuar kritereve të formulës në
ligjin e buxhetit. Pra, fondet për
bashkitë dhe komunat nuk duhet
të jepen përmes skemës aktuale,
ku sipas të cilës, fondi i jepet asaj
njësie që ka projektin më konkret,
por të jepen pa asnjë kusht,
duke iu referuar granteve që
shpërndahen sipas një formule
që aplikon Ministria e Financave
(në varësi të numrit të banorëve
dhe investimeve të marra mesatarisht
çdo vit). "Së dyti, duke
marrë shkas nga konstatimi që
procesi i planifikimit, shpërndarjes
dhe i çeljes së fondeve të
investimeve në formën e granteve
konkurruese për sektorët e
infrastrukturës rrugore rurale, arsimi,
shëndetësia dhe ujësjellëskanalizimeve,
zgjat deri në 7 muaj
pas miratimit të buxhetit vjetor,
propozoj ndryshim të afatit. Ministria
e Financave dhe ato të linjës
duhet të marrin masa që procesi i
shpërndarjes të fondeve të kryhet
brenda dymujorit të parë. Çelja e
fondeve me vonesë krijon përqendrimin
e investimeve në fund të
vitit, duke dhënë impakt negativ
në tregun financiar, sidomos në
normat e interesit të kreditë që
merr qeveria", tha Çeku. Probleme
vërehen tek investimet e huaja, të
cilat nuk shkojnë më tepër se 50%
në një vit buxhetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›