IFC: OSSH vlen më pak nga sa ofroi CEZ
Kur kanë kaluar tri ditë nga
hapja e ofertave zyrtare
për privatizimin e OSSH,
drejtuesit kryesor të këtij procesi
janë shprehur të lumtur për
rezultatin e arritur. Kompania
e shpallur paraprakisht fituese,
çekja CEZ, ofroi për 76 për qind të
aksioneve plot 102 milionë euro,
kur në fakt vlera reale e këtyre
aseteve nuk shkon më tepër se
65 milionë euro. Gjatë një konference
të përbashkët për shtyp, zv/
ministri i Energjetikës, Alibali dhe
përfaqësuesi i kompanisë IFC,
Angelo Dell‘Atti, janë shprehur
të kënaqur për rezultatin e deritanishëm.
Dell‘Atti ka sqaruar se
procesi nuk ka mbaruar ende, duke
qenë se negocimet përfundimtare
midis kompanisë dhe qeverisë do
të fillojnë pasi CEZ-i të shpallet zyrtarisht
si ofertuesi fitues. Ai shton
se, CEZ ka pranuar të paguajë të
gjithë borxhin afatgjatë që shkon
në 15.6 miliardë lekë, ose rreth 145
milionë euro (deri në fund të 2007).
Investimet minimale që priten të
arrihen nga ky transaksion vlerësohen
të jenë rreth 200 milionë euro
gjatë 5 viteve të para të operimit.
Nëse marrim parasysh investimet,
çmimin e paguar për aksionet,
dhe borxhin e caktuar OSSH-së,
CEZ do të kontribuojë një shumë
prej 425 milionë euro.
hapja e ofertave zyrtare
për privatizimin e OSSH,
drejtuesit kryesor të këtij procesi
janë shprehur të lumtur për
rezultatin e arritur. Kompania
e shpallur paraprakisht fituese,
çekja CEZ, ofroi për 76 për qind të
aksioneve plot 102 milionë euro,
kur në fakt vlera reale e këtyre
aseteve nuk shkon më tepër se
65 milionë euro. Gjatë një konference
të përbashkët për shtyp, zv/
ministri i Energjetikës, Alibali dhe
përfaqësuesi i kompanisë IFC,
Angelo Dell‘Atti, janë shprehur
të kënaqur për rezultatin e deritanishëm.
Dell‘Atti ka sqaruar se
procesi nuk ka mbaruar ende, duke
qenë se negocimet përfundimtare
midis kompanisë dhe qeverisë do
të fillojnë pasi CEZ-i të shpallet zyrtarisht
si ofertuesi fitues. Ai shton
se, CEZ ka pranuar të paguajë të
gjithë borxhin afatgjatë që shkon
në 15.6 miliardë lekë, ose rreth 145
milionë euro (deri në fund të 2007).
Investimet minimale që priten të
arrihen nga ky transaksion vlerësohen
të jenë rreth 200 milionë euro
gjatë 5 viteve të para të operimit.
Nëse marrim parasysh investimet,
çmimin e paguar për aksionet,
dhe borxhin e caktuar OSSH-së,
CEZ do të kontribuojë një shumë
prej 425 milionë euro.