E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet ekonomia shqiptare, eksportet bien me 30 për qind

Tregues gjithnjë e në rënie
për ekonominë shqiptare,
janë paraqitur në raportin
e fundit të INSTAT, rreth bilancit
të tregtisë së jashtme për muajin
gusht 2008. Në një kohë kur qeveria
deklaron se ka përmirësuar
kushtet për zhvillimin e biznesit
vendas, ky i fundit nuk po jep
shenja rritjeje, madje në disa
sektorë të tij duken rënie. Kjo
duket qartë tek eksportet, të cilat
në muajin gusht pësuan rënie me
rreth 30% në krahasim me muajin
korrik, ndërsa me vitin e kaluar,
vërehet një rritje e lehtë me 18%.
Rënie e eksporteve do të thotë më
pak aktivitet për biznesin vendas,
sidomos ai prodhues, i cili në këtë
periudhë të vitit nuk ka mundur
të furnizojë vendet e huaja me të
cilat kryen tregti. Më të goditurit
janë fasonistët, sektori që jep
kontributin më të madh në rritjen
e eksporteve. Këta të fundit, gjatë
takimeve të kryera me drejtues
të qeverisë, kanë bërë disa herë
thirrje për rishikimin e disa taksave
që rëndojnë mbi aktivitetin
e tyre. Një tjetër
faktor, që ka përkeqësuar
biznesin
e prodhimit të
veshjeve, ka qenë
edhe furnizimi jo
i rregullt me energji
elektrike, duke
rritur koston te
produkti final. Në
total, për muajin
gusht niveli i eksporteve
preku
vlerën e rreth 80 milionë USD.
Importet
Një tjetër tregues që shpreh
situatën jo të mirë ekonomike të
vendit dhe që cenon seriozisht
stabilitetin e çmimeve, janë importet.
Për periudhën në fjalë,
niveli i importeve preku shifrën
e rreth 400 milionë USD, me një
rrije prej rreth 21.7% në krahasim
me muajin gusht të vitit të kaluar.
Si përfundim, deficiti tregtar i
këtij muaji është 320 milionë
USD, duke shënuar një rritje
prej 4.8% krahasuar me muajin
paraardhës dhe një rritje prej
22.8% krahasuar me gushtin e
vitit 2007.
Mallrat
Eksporti i grupit "Prodhime
druri dhe letre" pësoi rritje me
6.2%, "Minerale, lëndë djegëse,
energji elektrike", rritje me 4.1%
dhe "Ushqime, pije, duhan", rritje
me 1.3%. Ndërsa eksporti i grupit
"Lëkurë dhe artikujt prej tyre"
u ul me 69.3% etj. Pikërisht kjo
e fundit ka dhënë impaktin më
të madh në uljen e eksporteve
në tërësi dhe të përkeqësimit të
bilancit të tregtisë së jashtme.
Për sa u takon eksporteve, rritjen
më të madhe e shënuan artikujt
ushqimorë me 33.2%, si dhe artikujt
e sferës energjetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›