-Deklarate e zedhenesit te Kryeministrit Këshilli i Ministrave nen drejtimin e zevendeskryeministrit,ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës, ku janë miratuar një numër vendimesh dhe projektli
-Deklarate e zedhenesit te Kryeministrit
Këshilli i Ministrave nen drejtimin e zevendeskryeministrit,ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës, ku janë miratuar një numër vendimesh dhe projektligjesh.Çështja më e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte miratimi i disa akteve, të cilat përbëjnë paketën ligjore të reformës penale ose e njohur në publik si paketa "anti mafia".
Kështu Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar".
Ky Projektligj parashikon:
•Sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krimi i organizuar, nëpërmjet procedurave administrative që shoqërohen me kriteret për identifikimin, zbulimin, bllokimin dhe vendimarrjen për pasuritë kriminale.
•Detyrimin ligjor te zotëruesve të pasurive kriminale të vërtetojne dhe justifikojnë prejardhjen nese eshte ligjshme të burimeve financiare konkrete, si dhe faktin qe këto pasuri nuk kanë lidhje apo kontrollohen nga personat të dyshuar si pjesëtarë të krimit të organizuar.
•Përdorimi i fondeve dhe i pasurive të konfiskuara do të shkojë për dëmshpërblimin e viktimave të krimit të organizuar, apo do t'i jepen në administrim organeve të drejtësisë, rendit publik, mbrojtjes civile, njësive vendore për përmbushjen e funksioneve të tyre për qëllime sociale.
•Për zbatimin e tij, parashikohet krijimi i një strukture të posacme shtetërore për administrimin dhe shpërndarjen e pasurive të krimit, të konfiskuara në procesin penal apo sipas këtij ligji.
Organe përgjegjëse kryesore në përmbushjen e detyrimeve të këtij projektligji janë prokuroria, policia gjyqësore dhe strukturat e ministrisë së financave, të cilat zbatojnë dispozitat ligjore administrative dhe të procedimit civil, me ndonjë ëprjashtim dhe ato penale.
Sanksioneve të ketij akti te sapomiratuar i nënshtrohen te gjithe personat që dyshohen si pjesëtarë të organizatave kriminale ose grupeve të organizuara, organizatave të bashkëpunimit për qëllime terroriste, bandave të armatosura, etj.
Gjithashtu hetimit, verifikimit dhe masave kundër pasurive të pjesëtarëve të krimit të organizuar i nënshtrohen edhe personat e lidhur me ta, qofshin këta familjarë, apo persona që në 5 vitet e fundit kanë bashkëjetuar me personat e dyshuar.
Në ndihmë të këtyre strukturave dhe për zhvillimin e politikave dhe masave kundër krimit te organizuar, në projektligj parashikohet ngritja e një Komiteti këshillues për Masat Kundër Krimit të organizuar, i cili drejtohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje të tij titullarët e institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar në pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor, si dhe përfaqësues të njësive vendore.
***
Gjithashtu, në funksion të kësaj pakete është dhe projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Projektligji bën rishimin e përkufizimeve dhe elementeve përbërës të disa veprave penale, duke bërë përmirësime në përmbajtjen atyre që lidhen me krimin e organizuar.
Ndryshimet e propozuara në Kod kanë të bëjnë me:
•Trajtimin sipas standarteve nderkombetare të organizatës kriminale, grupit të organizuar kriminal dhe formave të tjera të bashkëpunimit në krim.
•Parashikimin e hollësishëm të formave të krimit të organizuar, i qëllimeve ekonomike, jo ekonomike, politike, terroriste të grupimeve kriminale.
•Parashikimin e sanksioneve të njëkohshme, të zbatueshme detyrimisht kundër tyre, përfshirë dënimet më të ashpra me burgim, gjoba penale dhe konfiskimin të mjeteve dhe pasurive kriminale.
•Cilësimin dhe dënimin e personave që kanë dijeni, përfitojnë apo veprojnë duke u mbështetur në strukturat dhe anëtarët e organizatave kriminale dhe atyre terroriste.
•Gjithashtu bëhet rishikimi tërësor i dispozitave penale që lidhen me korrupsionin, të kryer nga funksionarë publikë apo në sektorin privat, duke bërë përshkallëzimin sistematik të sanksioneve me burgim kundër fajtorëve për këto vepra penale, nisur nga natyra dhe funksioni publik i shpërdoruar, përfshirë dhe dënimin e njëkohshëm me gjobë. Gjithashtu janë rishikuar sanksione e dënimeve plotësuese që zbatohen ndaj këtyre personave, psh. për heqjen e të drejtës për të ushtruar fuksione publike, për një periudhe të caktuar, etj.
***
Pjesë e paketës është dhe projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
Ndryshimet që i bëhen Kodit të Procedurës Penale kanë për qëllim:
•Përmirësimin e kapaciteteve dhe teknikave për zbulimin, kapjen dhe dënimin e autorëve të krimeve të rënda
•Parandalimin e kryerjes së këtyre krimeve
•Garantimin e jetës dhe përfitimeve të tjera për dëshmitarët apo për personat, të cilat janë përfshirë në këto krime, por që pranojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë
•Konfiskimin e të gjitha pasurive të përfituara nga veprimtaritë e strukturës apo anëtarët e krimit të organizuar
•Goditjen e bazës ekonomike që përbën qëllimin e veprimtarisë dhe mbështetjen e krimit të organizuar
•Identifikimin, vënien në eficencë dhe administrimin e mjeteve ligjore, kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore, materiale e teknologjike bashkohore
•Krijimin e premisave për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Vendimarrja e sotme eshte paraprirë nga një sërë aktesh të tjera te miratuara, të cilat realizojnë në mënyrë të plotë trajtimin kundër fenomeneve negative, sipas standarteve ndërkombëtare, të cilat janë realizuar në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë. Gjthashtu ky është një hap i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, por që do të ketë impakt edhe në rajon, ku Shqipëria tashmë përbën një shembull për shkak se është vendi më i avancuar në këtë drejtim. Këshilli i Ministrave me këtë rast rithekson vullnetin e palëkundur për të vazhduar pa kompromis dhe për të goditur me forcë Krimin e Organizuar, trafiqet e çdo lloji dhe korrupsionin. Ky vullnet është tashmë i strukturuar qartë dhe jo vetëm mbi baza ligjore, por dhe me rezultate të prekshme të cilat do të vazhdojnë.