Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave miratoi disa projektligje, marrëveshje dhe vendime të rëndësishme. Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për një ndryshim nÃ

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave miratoi disa projektligje, marrëveshje dhe vendime të rëndësishme.
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.8976,datë 12.12.2002, "Për akcizat", të ndryshuar.
Vendimi parashikon rritjen e nivelit të akcizes për cigaret në vendin tonë 5 lekë për paketë, duke i përafruar ato me me nivelin e akcizave të vendeve të tjetra të rajonit, duke vlerësuar se kjo do të paraqiste avantazhe të ndjeshme.
1-Rritja e akcizës së cigareve me 5 lekë për çdo paketë e 20 cigare do të çojë në përafrimin më të mirë të saj me nivelin minimal të vendeve të rajoni.
2- Ndryshimi në rritjen e akcizës së cigareve jep efekte të mira në rritjen e të ardhurave tatomore. Kështu rritja e me 5 lekë për paketë e akcizës së cigareve (duke e çuar në 25 lekë për paketë nivelin e cigareve), do të çonte në rritjen e të ardhurave tatomore me mesatarisht 900 milionë lekë në vit.
3- Rritja e nivelit te akcizave përkon edhe me politikat që duhet të ndjekë çdo vend në drejtim të mallrave, importimi dhe shitja e të cilave duhet të mbikqyret nga afër nga shteti
Gjithashtu u miratuan vendimet:
- Këshilli i Ministrave miratoi kuotat për pranimet në universitetet dhe shkollat e larta, në sistemin me shkëputje nga puna, për vitin akademik 2004-2005.
Kuota e përgjithshme e pranimeve në universitetet dhe shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë (ose me shkëputje nga puna), për vitin akademik 2004-2005, janë 13 566. Ato përbëjnë 1669 kuota më shumë se në vitin e kaluar akademik.
Në këto kuota përfshihen:
•kuotat për pranimet e reja 13 086
•kuotat për degë të dyta 250
•kuotat për vite të ndërmjetme 200
•kuotat për shtetasit e huaj 30
Kuotat e pranimeve të reja përbëhet nga:
•Kuota kryesore 12 694
•Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve shtetërorë 392
Numri i maturantëve që përfundojnë shkollat e mesme këtë vit mësimor në shkallë vendi është 24 893. Për këtë vit akademik planifikohet të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë dhe në atë me kohë të pjesshme mbi 75% e nxënësve maturantë, shifër kjo që ka ardhur në rritje nga viti në vit.
- U miratua vendimi "Për miratimin në parim të Dokumentit të Ndryshimeve në Marrëveshjes e Grantit, ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si administruese e fondeve për projektin e ruajtjes së liqenit të Ohrit dhe procesverbalin e bisedimeve përkatëse".
Qeveria Shqiptare dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) kanë nënshkryuar marrëveshjen e grantit për projektin e ruajtjes së liqenit të Ohrit, ku financimi nga Fondi për Mjedisin është 1.370 000 SDR dhe nga Qeveria Shqiptare 142.500 USD.
Banka Botërore ka vendosur që grantet të mos shprehen me SDR por me USD. Me anë të këtin vendimi bëhet zëvendësimi i shumës së grantit prej 1.370 000 SDR me 1.842 000 USD.
- Vendimi: "Për ndryshimin dhe kalimin e përgjegjësisë së administrimit të disa mjediseve të bazës ndihmuese në Sarandë dhe bazës ndihmuese në Shëngjin nga ministria e Mbrojtjes, ministrisë së bujqësisë dhe të Ushqimit, dhe për disa ndryshime në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së Mbrojtjes".
Këto mjedise do të përdoren për zbatimin e projektit pilot të zhvillimit të peshkimit, financuar nga banka Botërore.
- Vendimi:"Për transferimin në pronëse të Bashkisë së Bajram Currit të mjediseve të ish Shtabit të brigadës së këmbësorisë nr.2230 në Bajram Curri, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Mbrojtjes, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së Mbrojtjes".
Transferimi në pronësi të bashkisë së Bajram Currit i mjediseve të ish Shtabit të Brigadës së Këmbësorisë në këtë qytet, bëhet me kërkesën e kësaj bashkie për t'u përdorur për çerdhe dhe konvikte për nevojat e komunitetit.
- Vendimi:"Për transferimin në pronëse të Bashkisë së Pukës të mjediseve të ish hotelit të ushtarakëve dhe të ish degës së mobilizimit, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Mbrojtjes, dhe për disa ndryshime në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së Mbrojtjes".
Transferimi në pronësi të bashkisë së Pukës i mjediseve të ish hotelit të ushtarakëve dhe të ish degës së mobilizimit në këtë qytet, bëhet me kërkesën e kësaj bashkie për t'u përdorur për interesa publike në shërbim të komunitetit të këtij qyteti.
Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjet:
- "Marrëveshja, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve".
Marrëveshja synon intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik nërpmjet nxitjes dhe mbrojtjes reciproke të investimeve mbi bazën e ëprfitimit të ndërsjelltë. Miratimi i saj do të stimulojë gjithashtu inisiativat investuese, duke krijuar edhe lehtësi ëpr investitorët e të dy vendeve në përputhje me legjislacionet përkatëse.
- "Marrëveshja, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e luftës kudnër krimit të organizuar, terrorrizmit, trafikut të paligjshëm dhe aktiviteteve të tjera ilegale".
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive respektive në luftën kundër kriminalitetit, sidomos atij ndërkufitar. Fusha e bashkëpunimit ndërmjet policisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi do të jenë lufta kundër terrorrizmit, krimit të organizuar, duke përfshirë të gjitha tendencat e tij, lufta kundër aktiviteteve ekonomike ndërkombëtare të paligjshme si kontrabanda, evazioni fiskal ose pastrimi i parave, aktivitete kundër migracionit të paligjshëm, dhënia reciproke e asistencës në drejtim të trajnimeve të përbashkëta, për organizimin dhe administrimin e sistemit të dokumentave etj..
Për të mbështetur zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, palët angazgohen të organizojnë dhe vënë në fuksionim Komisionin e Përbashkët, i cili do të ketë për detyrë promovimin, vlerësimin, shtimin dhe zhvillimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet dy policive.
- "Marrëveshja për Zhvillimin dhe Prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinzë".