Senati i Hollandës ratifikoi sot Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Pas ratifikimit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Hollandës sot edhe Senatorët hollandezë i thanë PO, aderimit të Shqipërisë në NATO.
Në letrën e saj drejtuar Znj. Yvonne E.M.A. Timmerman-Buck ,
Presidente e Senatit të Hollandës, Kryetarja e Kuvendit e falënderoi për impenjimin e saj personal, për përfshirjen në axhendën e Senatit dhe aprovimin e këtij Protokolli, brenda një kohe të shkurtër.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët hollandezë, për mbështetjen dhe besimin e tyre, ndaj përpjekjeve të Shqipërisë, për të merituar anëtarësimin në NATO. Pas Hollandës, pritet edhe Parlamenti grek që të përmbyllë këtë proces ratifikimesh.