Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare shqyrton dy marrëveshje
Në mbledhjen e datës 16 shkurt 2009, Komisioni i Politikës së Jashtme, u mblodh dhe shqyrtoi dy marrëveshje dhe përkatësisht: propozimin e projektligjit Për Ratifikimin e Marrëveshjes, së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit Malet drejt Tregut, e cila ka si objektiv reduktimin e qëndrueshëm të varfërisë në zonat rurale malore, përmes rritjes së mundësive të pjesëmarrjes dhe punësimit të të varfësrve në zonat rurale në zinxhirët e marketingut, përmes përmirësimit të kushteve të aksesit të tyre në tregjet e produkteve, përmirësimit të njohurive teknike dhe rritjes së aksesit në financim.
Komisioni shqyrtoi gjithashtu dhe Propozimin e projektligjit: Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Lejimin e Përkohshëm, bërë në Stamboll, më 26 qershor 1990. Aderimi në këtë marrëveshje është mjaft i rëndësishëm, sepse bëhet i mundur angazhimi në jetën ekonomike, nëpërmjet një integrimi në rrugët e qarkullimit dhe të mekanizmave ligjore.
Komisioni i Politikes së Jashtme u shpreh dakord për miratimin e këtyre dy projektligjeve në seancë plenare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 287).