E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Kuvend (19 shkurt 2009)

  Zyra e shtypit
E enjte19.02.2009 Njoftim p ër shtyp Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në orën 9.31 do të takojë  Presidentit e Sllovenisë  Danilo Turk.
Ftohen të jenë të pranishme dhe mediat.
  Ora 10:00
Seance Plenare 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 16.02.2009.
3. Projektligj Për miratimin e kontratës së koncensionit, të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim), për kultivimin e ullirit, në një sipërfaqe deri 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si autoritet kontraktues, dhe AGROTAL - 1, sha, Tiranë.
4. Projektligj Për miratimin e kontratës së koncensionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a, si bashkëkoncensionarë, për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.
5. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8669, datë 26.10.2000, Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave. _______________________________________________________________________________
                                             FTESË QYTETARE
 
Me qëllim që të grumbullohen, ruhen dhe trashëgohen dokumente me interes parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë pranon dhurime dhe blen nga individë materiale me vlera njo hëse dhe shkencore, që kanë të bëjnë me historinë e shtetit shqiptar, me të drejtën shqiptare, koleksione legjislative dhe parlamentare, në gjuhën shqip apo të përkthyer, si: Kushtetuta, Rregullore të Parlamentit, përmbledhje aktesh ligjore, kode të ndryshme, thirrje, fjalime, dorëshkrime, artikuj, pamflete, fotografi të deputetëve të parlamentit shqiptar, të godinave të parlamentit, të deputetëve apo grup deputetëve në vizita diplomatike jashtë vendit, objekte dhe dokumente të tyre personale si: fjalime, artikuj, kartvizita, etj., dhe krijime të çdo lloji: si vizatime, harta dhe çdo dokument tjetër, që përbën dokument zyrtar, të botuar ndër vite.
 
Dokumentacioni do të dorëzohet në Bibliotekën e Kuvendit. Një Komision i posaçëm me funksionarë të Kuvendit do të punojë për këtë qëllim.
 
Materialet mund të vijnë çdo ditë, nga ora 09:00 - 15:00, në adresën:
Kuvendi i Shqipërisë
Shërbimi i Kërkimit dhe Biblioteka
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr. 4
Tiranë.
 
Përjashtim bëjnë vetëm ditët e festave zyrtare, dita e shtunë dhe e diel.
 
 
Sektori i Marrëdhënieve me  Mediat: 04 223 74 18,
E-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
             info@parlament.al ;
             pressoffice@parlament.al
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›