Kryetarja e Kuvendit i dërgon letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e një vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli : "
17 Shkurti 2008, pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë.:
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e një vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë mesazh, Kryetarja e Kuvendit, shpreh në emër të Parlamentit të Shqipërisë, urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe homologut Krasniqi, për këtë ditë të shënuar për Kosovën.
Ndër të tjera në letër thuhet; " 17 Shkurti 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë, jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire, por faqebardhë në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë dhe ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e dytë të shenjtë për kombin tonë. Prandaj edhe ne të gjithë bashkohemi me ju për të kujtuar, festuar dhe gëzuar sëbashku ditëlindjen e shumëdëshiruar dhe te shumëpritur të Kosovës".