E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati i SHBA, rezolute per Shqiperine ne NATO

Senati amerikan, me ane te nje rezolute te miratuar dje, pershendeti dhe mbeshteti marrjen e fteses nga ana e Shqiperise dhe Kroacise ne Samitin e Bukureshtit te mbajtur me 3 prill.

"Si rrjedhoje vendosi qe Senati te pershendese marrjen e fteses se Shqiperise dhe Kroacise ne Organizaten e Paktit te Atlantikut Verior (NATO) per te nisur bisedimet e pranimit dhe njohu natyren historike te kesaj arritjeje, te arritur me vite pune te madhe dhe nje demonstrim te angazhimit per sigurine e perbashket dhe vlerave te anetareve te NATO-s", theksohet ne rezoluten e paraqitur nga senatori Voinovich. Po keshtu, ne rezolute theksohet se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te kontribuojne ne lehtesimin e procedurave per anetaresimin me te drejta te plota te vendeve te kartes Adriatik 3.

"Senati vendosi te shpreh mbeshtetjen e fuqishme per perfundimin ne kohe te bisedimeve te pranimit me tre vendet e Kartes se Adriatikut per te lehtesuar procesin e pranimit", theksohet ne rezoluten e senatit amerikan. Nderkohe Senati mbeshtet deklaraten e NATO-s ne Samitin e Bukureshti, qe thote se dera e NATO-s do te qendroje e hapur per demokracite evropiane qe jane te gatshme dhe te afta te marrin persiper pergjegjesite dhe detyrimet e anetaresimit, ne perputhje me nenin 10 te Paktit te Atlantikut te Veriut, nenshkruar ne Uashington, me 4 prill 1949. Njeheresh konfirmon formulimin ne ate deklarate ku thuhet se cdo vendim ne lidhje me anetaresimin e vendeve ne NATO do te behet me konsensusin e vendeve anetare te NATO-s dhe asnje vend qe nuk ben pjese ne NATO nuk ka te drejten e votes apo vetos ne lidhje me marrjen e vendimeve te tilla.

F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›