E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati përshëndet vrasjen e Bin Ladenit

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 12:52

Senati amerikan ka votuar njëzëri për të lavdëruar forcat amerikane, për operacionin e suksesshëm gjatë të cilit u vra udhëheqësi i Al-Qaedes, Osama bin Ladeni, në Pakistan.

Vdekja e tij ndodhi ndërkohë që administrata e presidentit Barack Obama po planifikon një tërheqje graduale të trupave amerikane nga Afganistani dhe fundin e luftës më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në një debat në Senat këtë javë, ligjvënësit amerikanë shqyrtuan ndikimin e asgjësimit të Bin Ladenit në misionin e Amerikës në Afganistan.

Kapja ose vrasja e Osama bin Ladenit dhe terroristëve të tjerë ishte qëllimi kryesor i ndërhyrjes në Afganistan nën udhëheqjen amerikane.

Duke folur disa ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, presidenti i atëhershëm, George W. Bush u zotua se Amerika do ta gjente Bin Ladenin.

Gati një dekadë më vonë, dëshira e presidentit Bush u bë realitet.

Por lufta në Afganistan ka vazhduar me vite, edhe shumë kohë pasi talebanët që kishin pushtetin në vend u rrëzuan dhe Al-Qaeda gjeti vende të tjera, si Jemenin, për të vazhduar veprimtarinë.

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, John Kerry, tha se vrasja e bin Ladenit nxjerr në pah zgjedhjet kritike me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›