E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati refuzon reformën financiare



Reforma financiare për të cilën Presidenti amerikan mbajti një fjalim të gjatë para mijëra njerëzve, mes të cilëve edhe krerë të Wall Street-it nuk e mori aprovimin e Senatit amerikan. Propozimi i demokratëve në senat, për të ndryshuar rregullat e institucionit financiar është mbyllur me 41 vota kundër dhe 57 në favor. Numri i kërkuar për 60 vota pro nuk u arrit. Kundër ligjit reformues, i cili ishte kthyer në prioritetin e Presidentit Obama, përveç të gjithë republikanëve votuan edhe dy senatorë demokratë. Republikanët dhe demokratët në senat mbeten të ndarë në shumë tema kryesore, për të cilat Presidenti Obama ka kërkuar një ndryshim rrënjësor, si rregullorja e re e derivateve. “Mungesa e përgjegjësisë në Wall Street e ka gjunjëzuar ekonominë tonë. I kërkoj senatit të kthehet të punojë”, është shprehur i zhgënjyer Obama, pas disfatës në votim. Demokratët do të rinisin shumë shpejt një dialog me republikanët e moderuar, për të punuar mbi arritjen e një marrëveshjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›