E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatorët francezë premtojnë mbështetje

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 21:15

Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të martën një delegacion të senatorëve francezë, të kryesuar nga Marie Therese Bruguiere, Jean Francois Humbert dhe Jean Pierre Michel.

Siç njofton Zyra për media në Qeveri, në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës e Francës dhe për tema të tjera me interes.

“Pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga bota demokratike gjatë këtyre tri viteve i ka kontribuar jashtëzakonisht rajonit në uljen e tensioneve, ruajtjen e paqes dhe sigurisë së përgjithshme në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se fuqizimi i bashkëpunimit rajonal është pjesë e agjendës europiane të Kosovës.

Sipas Thaçit, Kosova do të vazhdojë të reflektojë interesim për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe dhënien e ndihmës për realizimin e agjendës së Brukselit për një rajon stabil, demokratik dhe te integruar ne BE dhe NATO.

Në emër të delegacioni të senatorëve francezë, Marie Therese Bruguiere ka theksuar se mbështetja e Francës për Kosovën do të vazhdojë me kapacitete edhe më të gjera, gjithnjë në funksion të perspektivës europiane për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›