E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes në Dukagjin, babai vret vajzën 14 vjeçare dhe veten

Ndërsa opinioni publik është ende i shokuar me ngjarjen makabre të ndodhur në maternitetin e Tiranës, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur para pak çastesh veriun e Shqipërisë.

Babai, Mirash Bregu 45 vjeçar ka ekzekutuar pa iu dridhur dora vajzën e tij Marjana Bregu, vetëm 14 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten, raporton Ora News.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrë, komuna Temal në zonën e Dukagjinit. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, por paraprakisht bëhet e ditur se akti makabër ka ardhur pas një debati për motive të dobëta mes tyre. Grupi hetimor, i cili sapo ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur menjëherë hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›