Senatorja franceze: Të respektohen institucionet
Senatorja franceze, Garriaut Maylam, ka deklaruar dje se zgjedhjet kanë përfunduar ndaj duhet që të respektohen institucionet. Senatorja Maylam ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Jozefina Topalli. Siç bën të ditur zyra për shtyp e Kuvendit, senatorja franceze tha se vendi i saj ka kënaqësinë të mbështesë dhe të ndihmojnë Shqipërinë në përshpejtimin e proceseve integruese. Kryetarja e Kuvendit falënderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë më 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Po ashtu edhe deputetët francezë të Parlamentit Europian për rezolutën e
cila vlerëson arritjet madhore të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët me vokacionin dhe mendësinë e tyre perëndimore janë energjia kryesore integruese. Ajo tha se, ne ndihemi krenarë që bëmë të mundur që ata të jenë qytetarë të NATO-s, të lëvizin vitin e ardhshëm pa viza dhe së shpejti të bëhen edhe qytetarë të Bashkimit
Europian, sepse shqiptarët janë europianë.