Sepang, Vale Rosi rrëzohet në prova
Nuk është një moment i bukur për Valentino Rosin. Pasi ka dëmtuar dorën dhe këmbën e majtë dy ditë më parë, pas një incidenti banal në shtëpinë e tij (është rrëzuar, ndërsa tërhiqte tendën). Kampioni është rrëzuar dje në ditën e parë të testeve të Yamahas së re në cirkuitin e Sepangut. Për fat të mirë nuk është dëmtuar. "Asgjë me rëndësi", tha Rosi në bokse. "Vetëm sa më ka ngacmuar plagët e mëparshme". Tetë herë kampioni i botës më pas ka shpjeguar dinamikën e dëmtimit të pësuar në shtëpi: "U rrëzova aksidentalisht mbi një tavolinë. Më janë bërë dy të çara të thella, një në krah dhe një në këmbë. M‘u desh të shkoja në spital".