NBA, LeBron e Kobi, sfida e rekordeve
Duel në distancë për rekorde pikësh të shënuara mes LeBron Xhejms dhe Kobi Brajant. Të martën, në Nju Jork, kundër Kincks, asi i Lejkërsave ka shënuar 61 pikë. Ndërsa të mërkurën, talenti i Kliveland Kavaliers ka realizuar 52 pikë në Toronto kundër Reptors. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me yjet më të njohur të NBA. Xhejms ka realizuar 52 pikë, 10 topa të pritur nën kosh dhe 11 asiste, duke eklipsuar kështu paraqitjen shumë të mirë të Al Herrington të Nju Jorkut (39 pikë dhe 13 topa të pritur në kosh). Ndeshja përfundoi 107-102 për Kavaliersat. Ndërsa Brajant kundër Reptors ka bërë një ndeshje normale për standardet e tij shumë të larta.