Separatistët fitues të zgjedhjeve në Kataloni

Megjithatë, partia në pushtet “Aleanca e Konvergjencës dhe Bashkimit” ka humbur mbështetjen.
Rezultatet kanë treguar se ajo ka fituar 50 ulëse në parlamentin 135 vendesh të rajonit, çfarë është më pak se 62 ulëset që ka mbajtur para zgjedhjeve të së dielës.
Partia, e cila mbështet pavarësinë nga Spanja, duhet të gjejë partnerë koalicioni për të mbetur në pushtet.
Artur Mas, kreu i qeverisë pro-separatiste të Katalonisë, është zotuar se do të mbajë referendum për pavarësi nëse fiton një mandat tjetër.
Katalonasit thonë se shumica nga tatimet e tyre janë transferuar në Qeverinë qendrore të Spanjës.
Rajoni, me 7.6 milionë banorë, është më i madh se disa vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritet se përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës.