E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalonja fitojne partite pro-separatiste

Partitë pro-separatiste në Katalonja të Spanjës kanë fituar shumicën në zgjedhjet rajonale.

Megjithatë, partia në pushtet “Aleanca e Konvergjencës dhe Bashkimit” ka humbur mbështetjen.

Rezultatet kanë treguar se ajo ka fituar 50 vende në parlamentin 135 vendesh të rajonit – çfarë është më pak se 62 vendet që ka mbajtur para zgjedhjeve të së dielës.

Partia, e cila mbështet pavarësinë nga Spanja, duhet të gjejë partnerë koalicioni për të mbetur në pushtet.

Artur Mas, kreu i qeverisë pro-separatiste të Katalonjës është zotuar se do të mbajë referendum për pavarësi nëse fiton një mandat tjetër.

Katalonasit thonë se shumica nga taksat e tyre janë transferuar në Qeverinë qendrore të Spanjës.

Rajoni, me 7.6 milionë banorë, është më i madh se disa vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritet se përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›