Moti i keq perfshin Britanine e Madhe
Një grua ka humbur jetën pasi u godit nga një peme si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve te dendura te shiut qe kane përfshirë pjesën jug perëndimore të Britanisë se Madhe. Dhjetëra persona janë detyruar te braktisin shtëpitë e tyre ndërsa përmbytjet kane përfshirë te gjithë zonën . Kryeministri britanik David Cameron tha se "skena përmbytjeve në Cornwall dhe në të gjithë vendin është tronditëse”. Cameron nëpërmjet rrjetit social “Tuiter” tha se qeveria e tij do ti vij ne ndihme te gjithë atyre qe kane nevoje. Ndërkohë paralajmërimet për te tjera përmbytje vazhdojnë . Sherbimet meteorologjike bejne me dije se shirat do te vazhdojne ne veri te vendit dhe ne Skoc. Si pasoje sherbimet e metrose jane pezulluar përkohësisht dhe trasporti urban eshte ndërprerë. Shërbimet e emergjences jane vene ne gatishmëri ndërsa personat e evakuuar jane strehuar ne strehime te përkohshme.