Mbi 100 të vdekur nga në zjarr në Bangladesh

Më shumë se 100 persona humbën jetën në një zjarr masiv që përfshiu një fabrikë tekstili në Bangladesh, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.
Zjarri përfshiu fabrikën e ndodhur në afërsi të kryeqytetit Dhaka.
Disa prej viktimave humbën jetën si rrjedhojë e hedhjes nga lartësia, në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.
Aksidentet në punë janë një fenomen i përhapur në vendin e aziatik, ku kushtet e sigurisë janë pothuajse inekzistente.
Shtëpi e 161 milionë banorëve, në kufi me Indinë dhe Birmaninë, Bangladeshi është një prej vendeve më të varfra në botë, me të ardhurave vjetore mesatare prej vetëm 700 dollarësh në vit për person.