E Diel, 1 Nëntor 2026

Sepse kurrë nuk kemi protestuar për Shëndetësinë

Dr. Besim Boçi

Otorino-laringolog në QSUT

Dramatikja e situatës është që edhe mjekët po dhunohen, edhe pacientët nuk po munden të marrin shërbimin e duhur mjekësor. Madje shpesh, nuk munden të marrin as shërbimet më elementare. Kjo është pasoja kryesore e situatës katastrofike, në të cilën është zhytur sektori shëndetësor.

Ky është thelbi i kësaj situate, mendoj unë. Fajtori kryesor? Për mua është Kryeministri Sali Berisha. E ka lënë krejt sistemin shëndetësor në pikë të hallit dhe me pafytyrësinë më të madhe del dhe akuzon mjekët nëpër spote publicistike sikur kemi nxirë bluzat tona. Në fakt, është ai që ka nxirë Shëndetësinë.

Të gjithë e dinë se Shëndetësia nuk mund të quhet e tillë në këtë vend.

Qeveritarët kanë guximin të dalin dhe të flasin për reforma në Shëndetësi. Prej 18 vjetësh nuk është bërë asnjë reformë. Por fajtor në këtë mes jemi edhe ne të gjithë; mjekë, pacientë, etj. Nuk dalim kurrë të protestojmë për situatën në Shëndetësi. Dalim dhe mbushim sheshe në festa partiake apo përvjetore. Më thoni vetëm një herë kur është kërkuar me forma masive proteste një sistem shëndetësor për të qenë? Vijnë dhe përplasen të gjithë tek ne. Por nuk jemi ne ata që bëjnë politikat për Shëndetësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›