E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimet e mjekëve, shou që po rëndon situatën

Dr. Din Abazaj

President i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Pse ndodhin aktet e dhunës ndaj mjekëve dhe kush është fajtori? Janë shume shkaqe që kanë çuar në këtë situatë, që unë do ta përkufizoja si krizë besimi të të semureve dhe te publikut te gjere ndaj Shendetesise dhe personelit shendetesor.

Përfundimisht më rezulton një çarje e thellë në marredheniet dhe respektin e ndersjellë mjek-pacient. Këto marredhenie kane qene te shkelqyera. Kuptohet se duhet nje analize e thelle per kete, por per nje opinion te shkurter dhe te shpejte siç kerkohet, mund te veçonim:

Nje sistem shendetesor qe, per shkak te mangesive e paaftesive nga te cilat vuan, nuk ofron mundesi per te kenaqur te semuret dhe publikun, as personelin e vet shendetesor, e per rrjedhoje, gjeneron krizen e besimit dhe lindin konfliktet mjek-pacient.

Personel shendetesor me paga aspak dinjitoze, i pavleresuar dhe i pamotivuar, si pasoje e rezultat i reformave te mangeta e te parealizuara ne Shendetesi ne teresi, dhe ne menaxhimin dhe vleresimin e burimeve njerezore, pra te personelit shendetesor ne veçanti.

Një dhune verbale e shfrenuar qe ushtrohet, me, e pa vend ndaj mjekëve, e ngarkuar kohët e fundit edhe me veprime, kryesisht arrestime spektakolare, me teper per shou politik, si per t’i thene publikut: Mos u besoni me mjekeve tuaj se te tille janë. Kjo ka thelluar edhe me tej krizen e besimit.

Asnje publikim e pasqyrim pozitiv nuk shihet per perkushtimin dhe per punen e mire e te palodhur, shpeshherë, me shume sakrifica të mjekëve.

Asnje propagande nuk behet per te edukuar qytetaret qe te kene besim tek mjeku i tyre, qe mos te behen pjese e bashkefajtore ne korrupsionin e shumeperfolur.

Zgjidhjet duhet te shihen ne reformimin dhe shendoshjen e sistemit. Problemi është i te gjithe shoqerise, institucioneve shendetesore, i yni, i mjekeve dhe shoqatave mjekesore. Nje rol te veçantë luajnë dhe duhet të luajnë mass-mediat.

Qeverite e ketij vendi duhet t’i kthejne me teper syte dhe vemendjen e tyre tek Shendetesia dhe personeli i saj ne funksion te permiresimit real te kujdesit shendetesor ndaj popullates se tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›