E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sepse ne nuk jemi Serbia

Fundviti i 2010-es ishte per ne shqiptaret sa i ftohte aq dhe trondites. Nje numer ngjarjesh shkunden fort ndjenjat tona ne menyre krejt te papritur.


Te papritur per ne njerezit e thjeshte dhe jo per shtetaret tane te cilet i kane pasur te gjitha mundesite te dinin dhe reagonin qysh me pare per nje raport i cili nje levizje clirimtare dhe mbijetese ndaj satrapit te Ballkanit sic ishte UCK-ja e veshi me trillin e dyshimit te tmerrshem.


Reagimi i shtetareve tane nga te dy anet e kufirit ishte kesaj radhe si reagimi i cdo qytetari te thjeshte i cili per arsye te ndryshme nuk eshte ne gjendje te dije e me pas te kuptoje se cpo ngjet me te me dinjitetin e tij me emrin e tij ne bote. Te gjithe kunder Dick-ut.


Ne fakt akuza te tilla te renda nuk bien per here te pare ne shpinen tone. Pertej tyre nga prodhuesit e tyre eshte dashur te justifikohet nje gje mjaft e thjesht marrja ose mbajtja e territorit te jetuar nga ne.


Duke na delegjitimuar ne si njerez si komunitet. Betejat ndaj nesh kane pasur gjithmone ne thelb te tyre mjete dhe instrumente asnjehere demokratik. Shqiptaret nuk meritojne te kene shtetin e tyre sepse jane te paafte ta ndertojne dhe mbajne ate. Jane hakmarres vrases dhe hajdute.


Te organizuar ne tribu te tmerrshme qe sgjejne paqe jetojne pa drejtues dhe ne anarki. Kane mentalitet tribal. Pjellin shume femije dhe e konsiderojne demografine si nje arme te tyre. Jane fundamentalist islamik. Nuk jane ne gjendje te ndertojne demokraci. Jane kriminele dhe trafikantet me te medhenj ne bote. Synimi eshte i thjesht per tu kuptuar.


Te bindet opinioni publik boteror sidomos ai i fuqive te rendesishme se nje popull i tille nuk ja vlen te ndihmohet. Serbet me te mbrapsht mendonin e mendojne sot e kesaj dite se akuza te tilla mund te justifikonin ne syte e ketij opinioni edhe shfarosjen e shqiptareve.


Dhe gabuan. Tamam kur bota po ndryshonte kur te drejtat e njeriut pas luftes se ftohte dolen ne rend te pare Serbet nxoren nga muzete shpatat e ndryshkura dhe nisen misionin e tyre e lashte te shpetonin krishterimin europian nga kjo qenie te cilen e kishin vizatuar si kishin dashur me pare. Ende nje pjese e Serbise vazhdon te fleje ne kete gjume idiot.


shte kjo pjese qe sot kerkon veriun e Kosoves. Qe kerkon sa te mundet pak territor nga ai i nje shteti te ri. Qe nuk e kupton se jemi ne kohen e njeriut dhe jo te territorit. Qe nuk do zhvillimin demokratik te nje vendi fqinj. i cili sipas kohes qe jetojme duhet te ishte interesi me i madh. Qe nuk do integrimin e Serbeve ne jeten politike sociale dhe kulturore te Kosoves por perkundrazi ti mbaje ata ne nje gjendje te ngrire.


Sepse mbi gjithcka kerkon territor dhe bashke me te nje statut negociatori ne Ballkan. Ne krah te saj eshte Rusia ku demokracia eshte ende nje enderr dhe ku deshirat perandorake jane ende nje instinkt i pashuar. Por kjo pjese e semure qe per fat te keq drejton sot kete vend do dhe pasurine dhe zhvillimin e vendit. Pra do dhe Europen.


Kjo e fundit nuk eshte me ajo e lufterave boterore. Thelbi i filozofise se jetes ne te eshte ai i demokracise i te drejtave te njeriut i lirise dhe barazise i bashkepunimit dhe integrimit. Qe Shqiptaret pjellin shume apo pak kjo nuk ka me rendesi per kete Europe. Duhet dicka me e re me e forte me modern.


Raporti i Dick-ut eshte ne fakt ai qe duhet per kete Serbi. Nje i tille mund te prek dhe revizionoje opinionin publik europian. mashtrim i madh paska qene kjo lufte e Kosoves do te mendoje europiani i thjeshte.


Si mund ti leme Serbet e veriut te jetojne te rrethuar nga nje popull ne krye te te cilit me keq akoma ne zemer te Europes udhehiqet nga nje grup kriminelesh. Thelbi vazhdon te jete i njejte. Kerkesa po ajo e njeqind vjeteve territori. Kesaj radhe Veriu i Kosoves.


Por ndryshe nga njeqind vitet e shkuar akuza nuk vjen nga Cubrilovic nga Ivo Andric nga Ivan Vukotic nga Etien Moljevic. As nga Akademia e Shkencave te Serbise as nga Bashkimi i Gazetareve te Serbise. As nga Miloshevici.


Kesaj radhe vjen nga Dick Marty nje reporter i te Drejtave te Njeriut i Keshillit te Europes. Nga Komisioni i Ceshtjeve Ligjore i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Dhe me shume gjase me 26 janar 2010 kjo mund te vije nga vete kjo e fundit ne formen e nje rezolute.


Kjo eshte sot prova jone si komb. Me e mprehte dhe me gerryese se ajo e njeqind vjeteve me tehun e pameshirshem te shpates dhe mendjes djallezore serbe. Do te vazhdojme te sillemi si shqiptare apo do te zevendesojme Serbine e njezet viteve te shkuar Gracka eshte e madhe dhe e veshtire.


Serbia dhe miqte e saj jo demokratik presin nga ne dhe Kosova reagime sentimental te eger sederprishur inatcor populist dhe demagogjik. Presin nga ne pergjigje te nje politike te vjeter te cilen deri me sot e mbante ndezur ne Ballkan vetem Serbia dhe miqte e saj.


Nderkohe qe vete Serbia vendi qe ndezi dhe inicioi masakrat me te medha ne Europen e pas luftes qe ende ska kerkuar falje qe ende mban te lire kriminelet e luftes veshur me kostumin e ftohte europian therret drejtesi.


Por kete prove nuk e kemi me Dick-un. Nuk e kemi as me Serbine. As me Rusine dhe miqte e tjere te Serbise. Jane teper te vegjel per te sfiduar nje popull mijera vjecar. Kjo eshte nje sfide qe e kemi me veten tone si Shqiptare.


Si nje popull i lashte dhe europian. Ky nuk eshte momenti yne i pare i veshtire ne historine tone. Ndoshta askush nuk e vuri re askush nuk e vleresoi sa duhej por a nuk i falem ne Serbet pa na i kerkuar vete ata vetem nje dite me pas masakrave vrasjes se te pakten dhjete mije bashkekombesve tane te djegies dhe shfarosjes se dhjetera e dhjetera fshatrave anembane Kosoves te mijerave te zhdukurve pa nam e nishan te mijerave kilometrave katror ende te minuar ne veriun e Shqiperise ku ende sot e kesaj dite shqiptare te pafajshem ngelin pa duar e pa kembe diten per diell


Dhe kjo sfide ka vetem nje pergjigje nje Shqiperi dhe Kosove Europiane nje ndergjegje dhe maturi kombetare demokratike. Te paintimiduar nga askush mbi kete toke. Nje Shqiperi dhe Kosove qe bashkepunojne me drejtesine nderkombetare qe i krijojne te gjitha lehtesirat e kerkuara per hetimin e ketyre akuzave.


Qe respektojne Dick Marty-n dhe cdo institucion nderkombetar dhe marrin seriozisht raportet e tyre. Qe do te dine nese akuzat e vjetra e pa prova te reja do te vertetohen nga nje Gjykate e Pavarur te denojne fajtoret e te kerkojne falje. Bile qe e kerkojne me force e vullnet qe e verteta te zbardhet.


E gjithe e verteta e Kosoves. Ashtu sic eshte Per te gjithe. Per te gjithe te vraret e masakruarit. Per te gjitha grate e perdhunuara. Per te gjithe jetimet e Kosoves. Per te gjitha shtepite e djegura dhe shkaterruara. Per te gjitha varret masive. Per te gjithe te humburit dhe zhdukurit.


Per te gjithe te zhvendosurit me forcen e armeve. Per cdo meter vend te minuar ne Kosove Shqiperi e Serbi. Per cdo invalid viktime e minave antinjeri. Per te gjithe te traumatizuarit ne shendetin mendor per shkak te luftes. Te hetohet per te gjitha keto. Jo per te bere krahasime makabre midis vuajtjesh njerezore. Por per te bere drejtesi.


Kjo eshte pergjigja jone e prere Nje Shqiperi dhe Kosove demokratike qe kerkojne dhe kontribuojne institucionalisht perkrah zotit Marty dhe institucioneve nderkombetare qe drejtesia te gjej vendin e saj qe krimi dhe kriminelet te denohen nga te gjithe dhe viktimat te shpaguhen. E qe me se fundi Ballkani te gjej paqe dhe force per nje fillim te ri.
Sepse historia jone mentaliteti yne aspiratat tona nuk na mundesojne nje pergjigje tjeter sepse ne nuk jemi Serbia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›