imkat e Berishes
Sot te gjithe i kane syte nga kryeministri Sali Berisha. Sepse mendojne se ai prej mbreme ka prehur shpaten per te prere ndonje koke. Sepse ajo qe dha mbreme emisioni Fiks Fare ishte mbushja e kupes se hidhet per korrupsionin qe mban ne kembe qeverisjen e tij prej rikthimit ne pushtet ne shtator 2005.
Qe i shtohet qindra e qindra zullumeve qe kane qene 1000 here me te renda se ajo e mbremshmja por qe nuk kane pasur fatin te perjetesohen ne imazhe dhe ze sic ka ndodhur me keto regjistrime qe i ulin breket qeverisjes. LSI-ja mbreme e cilesonte cimke te montuar nga Edi Rama.
Tamam si ato cimkat aq te komentuara dhe aq te injoruara nga kryeministri Berisha ne pese vitet e fundit. Sepse ai ka nje marredhenie te vecante me cimkat.
Ne prill 2006 Fiks fare transmetoi biseden e regjistruar gjate nje takimi te ngushte ne mbledhjen e kryesise se vogel te PD-se. Fill pas saj Berisha beri realitet ate qe kishte thene ne mbledhje shkarkoi Spartak Ngjelen nga posti i kryetarit te Komisionit te Ligjeve dhe ngriu Filip akulin qe kishte bere Wikileaks-in. Dhe aty kishte dialoge te tille si
Berisha - Ne vote per cdo njeri ne vote je i shkarkuar.
Ngjela - Ore zoteri me ke marre mua me ke nxjerre ne eliten e partise me punistin ketu e ke marre kete ne koalicion njeriun me komunist ne Shqiperi.
Berisha - Je i shkarkuar dhe po ta them une ... dhe e dyta je i pezulluar qe sot si sekretar per Marredheniet Publike ne PD. Doktori e hodhi duke anatemuar cimkat dhe duke bere edhe me burg PD-ne.
Ne shtator 2006 u zbardh biseda ku te ku te aferm te ish-presidentit Moisiu ishin ne presion nga drejtori i atehershem i Aviacionit Civil Gazmend Dibra i cili kerkonte shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku ne kembim te rehatise se biznesit te njerezve te presidentit. Aty kishte dialoge tulle ku zyrtari i Berishes kerkonte nderin ose u falimentonte kompanine ashtu sic edhe ndodhi me pas.
Sasha - ... Per mua nuk ka rendesi fare Sollakun une nuk e njoh dhe nuk dua tia di fare une kam nje biznes dhe une jam dakord qe cdo gje vella i dashur te shkoje sic eshte me mire per shtetin shqip muhabeti. Une do te punoj sot do te punoj neser do te punoj pasneser. Jemi vetem me sikletet qe ti i di fare mire. Keshtu qe per ne do te bejme maksimumin tone d.m.th. e them pa diskutim fare...
Gazi - Ai duhet ta mbylle sa me shpejt une them nje gje qe keto jane nivele jashtezakonisht mirekuptimi kjo eshte e gjitha asnje gje tjeter kete e kuptoj une qarte fare. Reagimi i Berishes ishte efikas nipave te Moisiut iu mbyll biznesi me shoqerine Albatros dhe ne vend te saj lulezoi nje kompani e qeverise.
Gazmend Dibra u shpall i pafajshem dhe u emerua me pas drejtor i Drejtorise se Burgjeve ku eshte ende.
Ne mars 2009-en Ministri i Turizmit u kap me mberthecka ne duar duke kerkuar favore seksuale.
Kryeministri Berisha i lajmeruar prej ditesh per filmimin qe degjeneronte qeverine e duarve te pastra qe u kishte premtuar shqiptareve sa per sy e faqe e shkarkoi. Por pak muaj me pas Sali Berisha do ta mbronte publikisht Ylli Pangon duke u shprehur
Gjerat nuk mund ti shohim bardh e zi. Te them qe Ylli Pango nuk ka pasur merita ne politike kete nuk mund ta them se ka qene qe ne vitin 90 aty. Per ate qendrim qe mbajti une i dhashe ate qe meritonte.
Dhe per merita qe kishte Berisha e rehabilitoi plotesisht Pangon duke e graduar drejtor te larte tek Agjencia e Kerkimit Teknologjise dhe Inovacionit dhe performanca e re e ish-ministrit mund te gjenet kollaj te sajti www.akti.gov.al. Pra ky ka qene reagimi i kryeministrit Berisha per cimkat e korrupsionit qe e kane zhbere demagogjine e tij gati gjashtevjecare per luften ndaj kancerit vrares te Shqiperise.
Ndaj nuk ka pse sot te kete pritshmeri qe Sali Berisha te dale dhe ti ngreje grushtin e hekurt zevendesit te tij ne qeveri dhe aleatit fale te cilit ai arriti te marre nje shumice qe e lejonte te formonte qeverine ne kembim te 20 perqindeshit te pushtetit.
Sepse keshtu ka bere me te gjithe ata qe jane kapur me presh nder duar dhe sepse keshtu i do bashkepunetoret mjaft qe te mos i nxjerrin me cimka pislleqet qe ka bere dhe vijon te beje me demokracine ekonomine financat dhe te ardhmen e shqiptareve.