E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Angazhohuni për të përmbushur në kohë reformat

 Sot po zhvillohet tryeza e dytë në Ministrinë e Integrimit, ku ndodhet edhe delegacioni i BE-së, i kryesuar nga shefi i njësisë për Shqipërinë pranë drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Vassilis Maragos.

Sequi u shpreh se ka arritje, të cilat duhet të vijojnë me një pune dhe vullnet të përbashkët politik që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.  “Ka patur progres, ecuri në një sërë fushash, si në procesin e reformës zgjedhore. Nuk do të flas këtu për historikun e arritjeve, gjithsesi mendoj që është e nevojshme të ketë progres për reformën elektorale, duhet të shtojmë përpjekjet në mënyrë që të arrijmë afatet’, tha Sequi. Sipas tij, “procedurat parlamentare dhe grupi i punës ka ecur me një hap më të ngadalshëm, por është e rëndësishme të rritet energjia në këtë aspekt”.

Ai shtoi se angazhimin e të dyja palëve dhe me punën e bërë në këtë drejtim, do të arrihen rezultatet e pritura. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se komisionet e përkohshme të Kuvendit do të rifreskojnë detajet e punës që është bërë deri tani dhe afateve kohore në të cilat këto reforma mendohet të përmbyllen, duke shpresuar që mesazhi kryesor i takimit konsultativ do të jetë rikonfirmimi i vullnetit politik për të çuar përpara këto dy reforma. 

Ministrja Bregu theksoi se mazhoranca është e angazhuar për procesin e integrimit, por një rol të rëndësishëm luan edhe kontributi i opozitës, duke theksuar se politika duhet të jetë e njëjtë në interesat e 94% të shqiptarëve. Sipas saj, 12 rekomandimet kanë nisur të zbatohen dhe plan-veprimi i qeverisë po realizohet shpejt, ndërsa ka nevojë për bashkëpunim. Ministrja Bregu, si koordinatore e këtij procesi, bëri thirrje që fryma mes palëve të jetë konstruktive, pasi sikundër ajo u shpreh, e kundërta i dëmton të gjithë, qytetarët dhe agjendën e integrimit evropian për planveprimin e rishikuar me të cilin prej dy ditësh po njihen përfaqësuesit e Komisionit Evropian, kanë bashkëpunuar qeveria, komisioni parlamentar i integrimit, shoqëria civile dhe ekspertë të vetë KE-së. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-07 12:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›