E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Debat konstruktiv për reformën në gjyqësor, nevojiten ligje efikase

30-04-2012 / Gazeta 55

Reforma në drejtësi nuk mund të realizohet pa pasur bashkëpunim mes forcave politike. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi bëri apel për debat konstruktiv për miratimin e ligjeve që lidhen me reformën e gjyqësorit. Ko deklaratë e ambasadorit u bë gjatë tryezës së rrumbullakët për ndryshimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare organizuar nga EURALIUS.
“Ne kemi investuar 100 milion euro për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri për të mbështetur reformat. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi mes forcave politike. Pa pasur bashkëpunim nuk mund të ecet para në realizimin e reformave në sistemin gjyqësor. Një ligj duhet të që të ketë debate konstruktive dhe gjithëpërfshirëse të gjitha palëve. Ky është një prioritet kryesor i cili duhet të përfundohet. Përgjegjshmëria e anëtareve të Konferencës Gjyqësore mund të ndikojë në jetën e qytetarëve”- u shpreh Sequi.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj gjithashtu ka kërkuar angazhim të forcave politike për të bërë të mundur miratimin e këtij ligji të rëndësishëm për gjyqësorin shqiptar. Eduart Halimi i pranishëm në këtë tryezë e përcaktoi ligjin si një garanci të domosdoshme për pavarësinë e autonominë e gjyqësorit.
Në dhjetor të 2008 gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin për funksionin e konferencës gjyqësore duke krijuar vakum ligjor dhe një pengesë për funksionin e saj.

Maji, muaji i Europës, ambasada e BE në Tiranë, çel aktivitetet

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi ka çelur sot në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Muajin e Evropës 2012.
Në fjalën e tij, ambasadori Sequi theksoi se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është vendosur që të mos ketë një javë për Europën por një muaj të tërë.
“Gjatë muajit maj do të konsultojmë dhe do të diskutojmë për disa vlera që janë të rëndësishme për ju dhe për Bashkimin Europian. Ajo që kërkojmë të bëjmë është jo të krijojmë koalicion mes shtetesh por të bashkojmë njerëzit”- ka theksuar Sequi.
Ambasadori Sequi theksoi se në kuadër të këtij muaji do të zhvillohen një sërë aktivitetesh ku njëra prej tyre është edhe hapja e Qendrës së informacionit për biznesin që sipas tij tregon sesa e rëndësishme është për Bashkimin Europian rritja ekonomike.
Muaji i Evropës që po organizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë, autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile, është një iniciativë që përfshin veprimtari kulturore, sociale dhe politike, të cila përqendrohen kryesisht në historinë dhe vlerat kulturore të Bashkimit Evropian, marrëdhënien e BE-së me Shqipërinë, si dhe zhvillimet e fundit në Evropë dhe Shqipëri.
Përveç Ambasadorit Sequi, në Konferencën për shtyp kanë marrë pjesë dhe Ambasadorë e përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu si dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ditmir Bushati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›