Sequi: Duhet të sigurojmë një klimë më të mirë për biznesin shqiptar
Në një konferencë të mbajtur sot investitorët e huaj kanë prezantuar një raport për biznesin shqiptar të quajtur Prezantimi i rekomandimeve të klimës së biznesit nga investitorët e huaj në Shqipëri (FIAA)”.
Në konferencën e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm ambasadori i BE-së, presidenti i BERZH, si dhe përfaqësues të ekonomisë së subjekteve politike në vend.
Në fjalën e tij ambasadori Ettore Sequi inkurajoi biznesin për të vazhduar me rolin e tyre transformues.
Në 2012 kisha besim se së bashku do kishim stabilitet dhe do kishte më shumë vende pune. Inkurajoj biznesin që të luajë rol dhe të ketë dëshirë për të transformuar. Do doja të thoja se do përfitojmë nga libri i bardhë dhe përgatitjet për progres raportin, tha ai, teksa shtoi se beson në një klimë të mirë të biznesit.