Karkalecat pushtojne fshatrat ne Prespe
Karkaleci ka pushtuar toka të tëra në fshatrat e Prespës. Dëmet janë të mëdha dhe banorët thonë se nuk kanë asnjë zgjidhje.
Në fillim ishin vetëm disa vatra të vogla.
Por sot vështirë të kalosh përmes tyre.
Në Pustec të Prespës vendi është i karkalecave.
Sikur njëri nga banorët e këtushëm të kujtohej se ky insekt kur sulmon bimësinë, të hyn edhe në shtëpi, të paktën do të punonin tokën për këtë shkak.
Është i treti vit radhazi. Janë dëmtuar 80 ha sipërfaqe e mbjellë me kultura të ndryshme, por në këtë fazë nuk ka shpëtim.
Më të dëmtuar janë fermerët e Gorricës së Madhe në afersi të kufirit me Maqedoninë,vend nga I cili ka ardhur insekti. Për të shpëtuar prodhimet shumë nga ata kanë mbjellë vetëm grurë…
Specialistët e bujqësisë thonë se problemi i karkalecit është i izoluar vetëm në zonën e Prespës. Ata fajësojnë fermerët që lejuan ciklin e plotë të spërkatjeve më pesticide, pasi këto sipërfaqe toke përdoren prej tyre edhe si kullota.