Sequi-Haxhinasto: Të angazhuar për kriteret

Në takim, Ministri Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare, për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Evropian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike.
“Pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimmarrje pozitive nga ana e Bashkimit Evropian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, është shprehur Haxhinasto. /Start/
2012-01-06 15:21