Panariti në Athinë, priten bisedime për paktin detar

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ndodhet në Athinë ku sot pritet të zhvillojë një sërë takimesh me disa prej zyrtarëve të lartë grek.
Gjatë ditës së sotme ai do të takohet me presidentin grek Karolos Papulias, me ministrin e jashtëm grek Dimitris Avramopoulos si dhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve në Greqi.
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë grek, kreu i diplomacisë shqiptare pritet të diskutojë për çështjan shumëdebatuar për marrëveshjen detare ndërsa një vëmendje e madhe do t`i kushtohet edhe projektit të përpashkët TAP.
Gjithashtu gjatë takimeve do të trajtohen çështje të axhendës dypalëshe dhe shumëpalëshe, të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe të rajonit tonë.