Kapet në Pukë 24 vjeçari, në kërkim për një vrasje në Durrës
TIRANE-Një 24 vjecar, në kërkim për vrasje, u arrestua në një operacion të ndërmarrë natën e kaluar nga Drejtoria e Policisë të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur sot se, në kuadër të operacionit të koduar “X Club”, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Ervin Meta, 24 vjec, operacion, i realizuar në qytetin e Pukës.
Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, Elvist Meta dyshohet se më datë 10 Qershor të vitit 2009, pas një konflikti për motive të dobta, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, jashtë ambjenteve të lokalit “X club” të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, shtetasin Jetmir Ferhati, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Bëhet e ditur po ashtu se, ndaj shtetasit Ervin Meta, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka dhënë dënimin me 15-vjet burgim për vepren penale “vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që vëllai i tij Elvis Meta u kap në kushtet e flagrancës menjëherë pas ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)