E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh sot pasdite Kryesinë

TIRANE-Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet sot pasdite për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Mbledhja e saj i paraprin Asamblesë së Përgjithshme dhe Kongresit të socialistëve që do të zhvillohet më 5 nëntor.

Pritet që gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë të miratohet statuti dhe programi i ri politik i partisë, të cilët do të prezantohen më pas në Kongres, forumi më i lartë i saj.

Për herë të fundit, kryesia e selizë rozë u mblodh në prill, pak ditë para zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Më 26 tetor, anëtarësia e PS-së, në të gjithë vendin, por edhe në Greqi e Itali votoi për të zgjedhur rreth 880 delegatë të Kongresit të 5 nëntorit. Këtë proces e kanë bojkotuar një pjesë e deputetëve, të cilësuar si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama në PS: Kastriot Islami, Andis Harasani, Arben Malaj, megjithëse ky i fundit ka qenë i deleguar në Delvinë, në zonën e tij elektorale. Por mësohet se as ish-kryetari socialist Fatos Nano nuk ka votuar djeAnëtarësia e PS-së, në të gjithë vendin, por edhe në Greqi e Itali votoi dje, për të zgjedhur rreth 880 delegatë të Kongresit të 5 nëntorit.

Kongresi do të diskutojë dhe votojë për ndryshimet në statutin e partisë dhe programin e ri të saj. Do të votohet edhe për anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin e partisë, me të cilët do të punojë për 4 vitet e ardhshme kryetari, Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›