E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volonte në Tiranë, takon Berishën e Topallin

TIRANE-Kryeministri Berisha priti sot në një takim presidentin e Grupit të Partive Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Luca Volonte. Gjate takimit Berisha vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe u ndal në mënyrë specifike në kontributin që KE dhe institucionet e tij mund të japin, pas pranverës arabe, në vendet e Magrebit dhe të Lindjes së Afërme.

Nga ana e tij, Volonte u ndal në kontributin që Shqipëria jep me modelin e saj unik të tolerancës fetare. Zhvillimet e fundit politike në vend ishin gjithashtu pjese e bisedimeve mes dy zyrtareve, ku kryeministri rishprehu gadishmërinë për bashkëpunim vullnetmirë me opozitën dhe të gjithë faktorët e tjerë në çuarjen përpara të procesit të integrimit evropian dhe reformave të nevojshme në këtë drejtim. Ai shprehu shpresën se i njëjti vullnet do të konkretizohet edhe nga opozita në mënyrë që vendi të përmbushë objektivat strategjik të integrimit evropian.

Ndërkohë më herët presidenti i Grupit të Partive Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u prit nga kryeparlamentarja Topalli, ku ajo theksoi se vazhdon të ketë në rend të ditës plotësimin e 12 rekomandimeve të KE, ndërsa akuzoi opozitën se për dy vjet, me taktikën e bllokimit, nuk voton ligjet me 3/5 e votave. Nga ana e tij eurodeputeti Volonte vlerësoi kontributin e rëndësishëm që Shqipëria jep për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›