Instituti Financiar Ndërkombëtar: Bashkëpunim me Greqinë
ATHINE-"Përshëndesin komunikimin e liderëve të Eurozonës për një plan masash, që kanë si qëllim stabilizimin e situatës në Europë, forcimin e sistemit bankar europian dhe ndihmën ndaj reformave të Greqisë", deklaroi Charles Dallara, drejtor i Institutit (IIF).
"Në emër të sektorit privat, Instituti është dakord të bashkëpunojë me Greqinë, autoritetet e Eurozonës dhe FMN për zhvillimin e një marrëveshjeje vullnetare dhe konkrete, mbi bazën e një reduktimi 50% të borxhit grek që disponojë investitorët privatë", shtoi Dallara.
Kjo do të realizohet "me ndihmën e një programi zyrtar angazhimesh të sektorit privat, me vlerë 30 miliardë euro", theksoi ai. Dallara nënvizoi se kushtet e privatëve pritet të pranohen nga "palët e interesuara" së shpejti dhe "dhe do të vihen në zbatim menjëherë dhe intensivisht".
(d.b/BalkanWeb)