E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Statusi pasi te miratohen tre ligjet Rozeta Rapushi

Ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sequi, beri te qarte dje se ftesa per statusin e vendit kandidat per Shqiperine do te vije vetem pasi politika te miratoje tre projektligjet e kerkuara per integrimin. Ne kete menyre, diplomati konfirmoi faktin se Komisioni Evropian, nuk i ka rekomanduar keshillit, dhenien e statusit kandidat per Shqiperine. "Ne tetor, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle tha se KE-ja rekomandon statusin kandidat per Shqiperine, por gjithnje me t'u plotesuar disa kushte. Sic e mbani mend kjo ka pasur te beje me ligjin per Gjykaten e Larte, Rregulloren e Parlamentit. Por pervec ketyre eshte kerkuar te tregohet nje vullnet i qarte ne luften kunder krimit dhe korrupsionit", - u shpreh Sequi. Sipas tij, KE do te pergatise nje raport tjeter per Shqiperine sapo te plotesohen keto kushte. Kjo do te thote sipas Sequi se kur te plotesohen keto kushte, ne kete moment Keshilli Evropian do te beje rekomandimin, ne ate moment shtetet anetare do te marrin nje vendim. Sipas ambasadorit, sapo te miratohen ligjet, shtetet anetare te BE-se do te informohen dhe ne mbledhjen e radhes do te vendosin nese Shqiperia do te jete vend kandidat per ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, ai permendi faktin se 87 per qind e shqiptareve jane ne favor te anetaresimit ne BE dhe deshirojne nje demokraci te konsoliduar, shtetin e se drejtes, te drejta te njeriut dhe liri themelore, rritje ekonomike dhe prosperitet, mireqenie shoqerore dhe kulturore. Keto objektiva mbeshteten nga partneriteti me donatoret, qe bazohet ne principet dhe pronesia e politikave nga ana e Qeverise, qendrueshmerise se impaktit, transparences dhe pergjegjshmerise se anasjellte. "Une nuk kam asnje dyshim se keto kater principe reflektohen ne politikat e organizatave qe perfaqesohen ketu sot. Une kam besim se gjithsecili rreth kesaj tryeze dhe me tej, i pranon keto principe instrumentale qe ndihmojne Shqiperine te adresoje sfidat me te cilat ajo po perballet ne rrugen e saj drejt BE-se", - vijoi diplomati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›