Sequi: Sukses kur garanton shërbime elektronike. Berisha: Ne qeveri e hapur, si Obama
TIRANE-Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjen elektronike, ambasadori i BE, Ettore Sequi theksoi se qeveri e suksesshme është ajo që garanton shërbime elektronike. “Fuqizon administratën. Pershembull nuk duhet të presësh në radhë për të regjistruar makinën, burokracia është bërë pengesë për shërbime ndaj qytetarit”, tha ambasadori në konferencën e dytë kombëtare "Për shoqërinë e informacionit", organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria sot liston një sëri shërbimesh dixhitale.
Sipas kreut të qeverisë, projekti i dixhitalizimit është i rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Madje Berisha theksoi se dixhitalizimi i shërbimeve lufton korrupsionin dhe sjell transparence. “Shqipëria dixhitale është një projekt jetik në procesin e transformimit të vendit në një vend të zhvilluar, është hap drejt BE”.
“Do thosha se në të gjitha përpjekjet për të luftuar korrpsionin, procedurat dixhtale janë absolutisht më efikase, do t’u jap vetëm një shëmbull. Ne jemi të vendosur për të bërë gjithcka për të përshpejtuar ritmet. 2 vitet e fundit Obama dhe homologu brazilian ndërmorën përpjekjet për qeveri të hapur. Kushdo e sheh këtë iniciativë ka të bëjë me qeverinë dixhitale. Qeveria po merr të gjitha këto objektiva nnë për një dhe do jemi një nga ato vende që realizon këto plotësisht. Cdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet nesër online nga qytetarët shqiptarë. Pra përpjekja për një shoqëri dixhitale, shqipëri dixhitale është një përpjekje për një shërbim e transparencë të madhe”.
Ai garantoi bankat se qeveria është e gatshme të miratojë çdo ligj që lehtëson veprimtarinë e tyre.
Gjithashtu kryeministri i shprehu mirënjohje SHBA dhe USAID për dixhitalizimin, si dhe qeverisë austriake që realizoi regjistrin elektronik të gjendjes civile.
(d.b/BalkanWeb)