Spitali i Gramshit prej kohësh pa reanimator
20/02/2012 Shefi i Kirurgjisë: Mungesa e specialistit, rrezik për rastet e rënda
Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, udhëtojnë drejt Elbasanit
GRAMSH- Mungesa e një reanimatori ka vështirësuar punën për mjekët e spitalit të Gramshit, të cilët shpesh në raste emergjencash shëndetësore detyrohen të nisin pacientët drejt Elbasanit apo Tiranës. Sipas shefit të Kirurgjisë Qemal Zani, prania e reanimatorit është mëse e nevojshme, pasi kjo shmang rrezikun për pacientët në gjendje të rëndë, për të cilët distanca kohore prej 1 ore, drejt qytetit më të afërt është rrezik për jetën. “Mungesa e reanimatorit shkakton shumë vështirësi. Kemi vite që reanimacionin e mbulojmë më shumë me shoqëri që nga Elbasani. Problem është kur ka raste urgjente, ne detyrohemi t’i nisim drejt Elbasanit e Tiranës”, tha Zani. Por një tjetër problem që shkakton mungesa e reanimatorit është radha e pacientëve që presin për ndërhyrje kirurgjikale, derisa në spital të paraqitet mjeku i ardhur nga Elbasani. Shumë prej banorëve kërkojnë që t’i jepet zgjidhje nga shteti këtij problemi, pasi janë të detyruar të udhëtojnë drejt Elbasanit për të bërë ndërhyrjet dhe më të thjeshta. Kjo mungesë në stafin mjekësor të spitalit të Gramshit vazhdon prej shumë kohësh, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje e përhershme. Po kështu dhe mjekët e Elbasanit e shohin si problem, pasi rastet emergjente duhet të trajtohen shumë shpejt, ndërsa ndërhyrje e vonuar rrit dhe incidencën e vdekjeve pikërisht për shkak të mosndërhyrjeve në kohë.