Topi Axhende intensive ne dobi te integrimit
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka paralajmeruar dje ne Kucove nje axhende intensive te institucionit te kreut te shtetit ne dobi te axhendes se integrimit te vendit. Duke folur dje per gazetaret nga Kucova Topi ka deklaruar se Presidenti ka filluar nje veprimtari intensive qe i takon javes dhe ju siguroj qe do te kem nje axhende shume te ngarkuar e cila vijon nga detyrimet institucionale te Presidentit por edhe ne vijim te asaj axhende integruese per Shqiperine te cilen besoj se duhet ta kene te gjitha institucionet. Te gjithe se bashku duhet te punojme me shume perkushtim per kete axhende per tiu pergjigjur secili ne institucionin e tij por edhe te gjithe se bashku asaj qe ka thene edhe Komisioni i Bashkimit Europian. Besoj se edhe ju do ti kontribuoni kesaj klime. Presidenti i Republikes Bamir Topi ka qene dje ne qytetin e Kucoves ku dhe eshte shprehur se te gjithe duhet te punojne me perkushtim per te permbushur axhenden integruese te vendit ashtu sic dhe ka kerkuar Komisioni i Bashkimit Europian. Presidenti i Republikes ka dekoruar me Urdhrin Nene Tereza Stanisllav Zuber profesorin polak i cili ka dhene kontributin e tij ne studimin gjeologjik te naftes dhe gazit ne vendin tone vecanerisht ne qytetin e Kucoves. Me heret ne kete qytet mberriti ministri i Kultures dhe Trashgimise Kulturore te Polonise Bogdan Zerovic ambasadorja e Polonise ne vendin tone Irena Kadazyska si dhe ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci. Kryetari i Bashkise se Kucoves priti ne zyren e tij ambasadoren polake si dhe ministrin e Kultures dhe Trashegimise Kulturore te Polonise Zerovic. Ne takimin me kryetarin e bashkise Topi ka vleresuar kontributin e profesorit te njohur ne fushen e gjeologjise Stanisllav Zuber per studimet gjeologjike ne gaz dhe nafte vecanerisht ne qytetin e Kucoves. shte kenaqesi e vecante per mua qe ndodhem se bashku me ju sot per te nderuar nje figure te njohur polake i cili u be realisht pjese e shqiptareve dhe psikologjise se tyre - u shpreh Presidenti Topi. Por gjeologu i njohur polak u be fatkeqesisht pjese e persekutimeve barbare tha kreu i shtetit. E pare sot pas shume vitesh jeta e tij u integrua me fatin e shqiptareve.