E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Transparencë në financimin e partive Luftoni korrupsionin

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi përsëriti sot qartë qëndrimin e Brukselit se “Ecuria e Shqipërisë drejt BE-së varet nga plotësimi i kritereve, dhe se lufta kundër korrupsionit është një nga marrëveshjet kyçe të stabilizim asociimit.”

Mesazhi është përcjellë sot nga ambadori i BE-së në takimin e katër të grupit drejtues të projektit kundër korrupsionit në Shqipëri që drejtohet nga Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit dhe ambasadori Ettore Sequi.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri nënvizoi se sipas opinionit të BE-së reformat janë ende të paplotësuara dhe se në qendër të vëmendes së Brukselit për të hartuar opinionin e BE-së për raportin e fundvitit janë “rregullat transparente për financimin e partive”. Gjithashtu Sequi ka bënë theksin dhe në “ përpjekjet për tu rritur bashkepunimi mes institucioneve”
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›