E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fressh protestë para Ministrisë së Brendshme për largimin e Bashës

TIRANE- Të rinjtë e forumit Eurosocialist do të protestojnë duke nisur nga ora 12:00 deri në mesnatën e sotme për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha.

Me moton “Ik vrasës, ik” të rinjtë do protesojnë në kuadër të protestave që kanë zhvilluar këto ditë para kësaj ministrie, pas ngjarjeve të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Fressh ka ftuar mbështetësit e saj dhe të PS-së që të mblidhen sot para ministrise së Brendshme me parrulla e thirrje patriotike në pritje të një reagimi nga ana e ministrit Basha. Protesta e fundit e Fressh para ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Basha ishte 10 ditë më parë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›