Sequi kërkon “zhveshjen” e zyrtarëve nga imuniteti

“Duhet kuptuar në mënyrën e duhur, pasi nuk i jep një pozicion të caktuar, i cili i vendos gjyqtarët apo zyrtarët e caktuar mbi ligjet. Imuniteti do të thotë që gjyqtarët dhe zyrtarët mbajnë edhe lirinë e tyre për të funksionuar në mënyrë të pavarur, ndërkohë që ende ruajnë përgjegjësinë e madhe që kanë për të dhënë llogari”, theksoi ai.
Sequi ishte i pranishëm në konferencën "Reformimi i sistemit të imuniteteve në Shqipëri: Rruga përpara", në kuadër të dy projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, "Projekti kundër korrupsionit në Shqipëri" (PACA) dhe "Projekti për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri" (Euralius). Në këtë kontekst, Sequi tha se "iniciativa e sotme do t’ju japë një shtysë proceseve që nevojiten për të arritur një kuadër të duhur ligjor për të lufutuar korrupsionin në të gjitha nivelet".
“Angazhimi i fortë politik në të gjitha nivelet e duhura, në një marrëveshje të gjerë mes forcave politike, është i nevojshëm për të pasur ecuri drejt BE, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, me një konsensus, që kjo politikë të vendoset në bazën e një konsultimi të gjerë me të gjitha palët e interesuara”, shtoi ai. Duke u përqendruar tek progres-raporti i Komisionit Evropian, ambasadori i BE-së, u shpreh se ky raport prek çështjet më të rëndësishme.
Sipas tij, "përvoja në rajon ka treguar se rëndësia e reformës në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit me vendosmëri dhe herët në kohë, është mirë që të bëhet në procesin e para anëtarësimit”. Dhe kjo, shtoi Sequi, "është theksuar nga Komisioneri Fyle në prezantimin e tij në Bruksel".
"Më shumë duhet të përqendrohemi tek çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Shqipëria ka nevojë që të tregojë, që ka një ecuri gjithëpërfshirëse dhe bindëse në këto fusha, për të përmbushur kërkesat, që të bëhet një vend kandidat dhe të tregojë që vendi ka institucione, të cilat janë në gjendje të ushtrojnë qeverisje demokratike dhe të mbrojnë të drejtat themeltare të njeriut’, u shpreh Sequi.
Ambasadori Sequi theksoi se "Komisioni Evropian ka dhënë një vlerësim vjetor për progresin e Shqipërisë dhe për këtë arsye jam veçanërisht i gëzuar që kaq shpejt, pas publikimit të raportit të progresit të KE, kemi mundësi që të përqendrohemi në disa nga çështjet më kryesore, çështje që janë edhe sot baza e kësaj konference, si çështja e imunitetit”./Start/
2011-10-18 14:05